Egnatia pret blerjen e re, rrogozhinasit piketojnë dy miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 16:42

Egnatia pret blerjen e re, rrogozhinasit piketojnë dy miqësore

Egnatia ndryshon kurs për pjesën e mbetur të fazës së përgatitjeve të verës. Që nga dita e hënë, stafi teknik dhe e gjithë skuadra kanë marrë rrugën drejt Maqedonisë për të kryer një minifazë intensive.

egnatia

Vendqëndrimi afro dyjavor do të ketë si strehë qytetin e Ohrit, që plotëson kushtet e duhura stërvitore, por edhe klima është më e pranueshme duke mos u bërë pengesë për mbarëvajtjen e procesit stërvitor. Rrugëtimi pas kryerjes së procedurave ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ditën e parë rrogazhonisat kanë kryer vetëm një seancë stërvitore në Ohër, pasdite, e cila ka qenë pa shumë ngarkesë, pasi stafi ka marrë parasysh udhëtimin e ekipit gjatë paradites. Ndërsa nga dje është shtuar doza stërvitore, ku ngarkesa ka qenë më e lartë, ku ekipi në vijim pritet të kryej nga dy seanca në ditë.

egnatia

Procesi stërvitor pritet të gërshetohet edhe me ndeshje miqësore, ku trajneri Gugash Magani dhe stafi i tij kanë në program që gjatë qëndrimit në Ohër të kryejnë të paktën edhe dy teste. Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Superiore Egnatia ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, me Tiranën ku kanë barazuan 2-2, si dhe me Lushnjën që e kanë mundur 1-0. Forma e mirë e skuadrës me titullarët e sezonit të kaluar bashkë me përforcimet e bëra, japin optimizëm pa masë.

Kështu Egnatia, që sezonin e ri do ketë synime madhore, edhe për këtë gjë drejtuesit nuk janë kursyer në merkato, proces i cili nuk është mbyllur akoma, pasi priten edhe të tjera përforcime. Mikael Agbekpornu quhet pjesë e Egnatias së Superioes, por afrikani akoma nuk i është bashkuar ekipit në fazë përgatitore. Konfirmohet se ai po stërvitet individualisht që të ruajë ritmin e ta ketë më të lehtë ambientimin më pas. Puna që po kryhet ka ngrohur edhe tifozërinë rrogozhinase, të cilët me padurim presin fillim e sezonit të ri, si dhe për të korrur frytet e investimit të presidencës së klubit.

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"