Egnatia nuk mjaftohet në merkato, synon shërbimet e futbollistit të Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 18:37

Egnatia nuk mjaftohet në merkato, synon shërbimet e futbollistit të Bylisit

Egnatia nuk do të mjaftohet me kaq sa ka arritur në merkaton e verës, pasi në vijim presin të tjera përforcime, në mënyrë që trajneri Magani ta ketë ekipin e plotë dhe konkurrues ku çdo rol të jetë i dubluar.

Ujka

Rrogozhinasit janë plotësuar me afrimet e fundit, por pas zyrtarizimit të sulmuesit synojnë të bëjnë edhe 2-3 afrime të tjera cilësore. Një nga emrat e përfolur si përforcim të mundshëm tek Egnatia është 22-vjeçari Serxhio Ujka,që është në pronësi të Bylisit dhe që ka nisur përgatitjet me skuadrën ballshiote.

Mbetet për t’u parë se si mund të arrihet akordi për mesfushorin, pasi drejtuesit e Bylisit pretendojnë një dëmshpërblim të majmë për kartonin e Ujkës.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"