Egnatia në “qiellin e shtatë”, fitorja ndaj Apolonisë e bën me “krahë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 23:22

Egnatia në “qiellin e shtatë”, fitorja ndaj Apolonisë e bën me “krahë”

Ishte vetëm një miqësore ajo që u luajt në Fier ditën e mërkurë, por fitorja 1-2 përballë një Apolonie pretendente për ngjitjen në Superiore, i jep më shumë moral Egnatias për pjesën e mbetur të këtij kampionati.
Apolonia vs Egnatia 2-1

Trajneri i rrogozhinasve, Artan Bano, ka mbetur i kënaqur nga gjendja e skuadrës. Braziliani Markos dhe veterani Dimo shënuan dy golat e fitores për Egnatian, që deri në ndeshjen me Veleçikun në kampionat pritet të arrijë formën optimale.

Kjo ndeshje ka treguar edhe një herë se mundësitë e skuadrës rrogozhinase në këtë sezon kanë qenë për më shumë, për në 4-shen e parë, por tashmë asgjë nuk kthehet pas dhe synimi i vetëm mbetet që të merret më e mira në javët e fundit.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"