Egnatia ndryshon drejtuesit, gradohen Ndriçim Shtubina dhe Klejdi Zenelaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2022 | 14:24

Egnatia ndryshon drejtuesit, gradohen Ndriçim Shtubina dhe Klejdi Zenelaj

Pas rikthimit prej 16 vitesh në Superiore, Egnatia ka befasuar duke qëndruar përsëri mes 10 më të mirave në Kategorinë Superiore edhe për këtë sezon.

NDRICIM SHTUBINA

Përvoja e fituar në sezonin që lamë pas, ka bërë që presidenti Agim Demrozi të nisë që tani ndërhyrjet në klub.

Kështu, pas dorëheqjes së Klevis Muratit, është thirrur në postin e drejtorit të klubit, Klejdi Zenelaj, i diplomuar në Bruksel për menaxhim futbolli dhe pas një përvoje te Besa e Kavajës.

Në krah të tij do të jetë edhe shkodrani, i cili mbylli karrierën në Rrogozhinë, Ndriçim Shtubina. Shkodrani do të jetë drejtori i ri teknik dhe do të marrë në dorë merkaton e ekipit.

KONTRATAT E LOJTARËVE – Sa i përket kontigjentit të lojtarëve dhe merkatos, mësohet se pjesa dërrmuese e futbollistëve mbeten nën kontratë me Egnatian, pasi ata kanë firmosur kontrata afatgjata, që variojnë nga 2 deri në 5 vite maksimumi.

Në këtë mënyrë, Egnatia ka luksin të jetë e qetë për sa i përket boshtit të ekipit, ndryshe nga një pjesë e madhe e skuadrave të tjera.

Gjithsesi, qëndrimi i tyre nuk është tërësisht i sigurt, sepse gazeta mëson se për dy prej titullarëve të Egnatias kanë mbërritur oferta nga klube më të mëdha brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Egnatia po negocion firmën me një mbrojtës dhe një mesfushor, që luajnë në Kategorinë Superiore, por emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"