Egnatia mposhti Tomorin/ Magani i kënaqet pikëve, Sinella: Nuk e meritonim, do flas për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 19:37

Egnatia mposhti Tomorin/ Magani i kënaqet pikëve, Sinella: Nuk e meritonim, do flas për merkaton

Egnatia mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, teksa triumfoi me rezultatin 2-0, ndaj një rivali direkt si Tomori. Gugash Magani u kënaqet pikëve, ndërsa evidenton se gjithçka shkoi sipas planeve.

maganiiii

“Gjithçka shkoi si e kishim parashikuar. Tomori luajti gjithçka për gjithçka për të mos dalë duarbosh. Edhe ne u futëm vonë në lojën tonë më të mirë. Më pas nuk e ndalëm ritmin. Pjesa e parë na dha shumë mundësi për të shënuar, por mungoi pasi final.

Bëra disa ndërrime dhe lëvizje taktike, që dhanë rezultat. Skuadra tregoi grintë dhe besoi deri në fund të fitorja. Ia dolëm të kurorëzojmë si duhet me meritë këtë 90-minutësh. I falënderoj të gjithë për këtë trepikësh me vlerë, që na mban në krye të Grupit B. Fitorja shkon për drejtuesit, presidencën e tifozët”, tha pas ndeshjes trajneri i Egnatias.egnaia tomori

SINELLA- Bledar Sinella e dinte që do të ishte një ndeshje e luftuar, megjithatë mendon se humbjen nuk e meritonin. “Ishte një humbje e pamerituar. Gjithçka u vendos vetëm nga dy momente në të cilat gabuam. Duhet të ishim më të përqendruar. Ky është futbolli dhe nuk duhet të mërzitemi. Bëmë një paraqitje të mirë në të gjitha drejtimet. Tomori do vijojë të synojë vendet e para deri në fund të sezonit. Kjo humbje nga mënyra se si erdhi na jep mundësinë ta analizojmë në detaje. E prisja që do ishte duel me shumë të papritura kjo përballje, por do ta harrojmë shpejt. Do bisedoj me drejtuesit për të nisur planet e merkatos”, tha trajneri i Tomorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"