Egnatia mposhti Dinamon, Bano entuziast: Lojtarët ishin gladiatorë, fitorja për ish-presidentin që nuk jeton më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 11:07

Egnatia mposhti Dinamon, Bano entuziast: Lojtarët ishin gladiatorë, fitorja për ish-presidentin që nuk jeton më

Entuziast trajneri Artan Bano pas fitores ndaj Dinamos. “Nuk kam fjalë të them atë që treguan lojtarët në fushë. Janë gladiatorë të vërtetë, sfiduan terrenin e vështirë dhe arritën këtë fitore. I përgëzoj shumë, sepse e merituan fitoren. Ata zbatuan çdo detyrë që u kishim dhënë ne si staf.Bano Artan ne ndeshjen ndaj Lacit

Na kishin munguar pikët e plota, pasi loja ka qenë në nivelin e duhur gjithmonë. Këtë sukses ia dedikojmë ish-presidentit tonë, Haxhi Memolla, i cili nuk jeton më. Ishte një person që nuk kurseu asgjë për ne.

Do të luftojmë deri në fund që të arrijmë sa më shumë suksese për të. Ai na ndjek nga lart dhe është “hajmali” për Egnatian. Falënderoj shumë tifozët që na kishin munguar shumë dhe u them se bashkë do të bëjmë që emri i futbollit rrogozhinas të qëndrojë sa më lart.

Motivimi kryesor për këtë fitore ishte pikërisht ish-presidenti dhe nuk na falej të gabonim në fushën tonë. “Heronjtë” asnjëherë nuk dorëzohen, qoftë edhe kur fati është kundër”, tha trajneri lushnjar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"