Egnatia mezi pret fillimin e kampionatit, rrogozhinasit të kënaqur nga miqësoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:26

Egnatia mezi pret fillimin e kampionatit, rrogozhinasit të kënaqur nga miqësoret

Rrogozhinasit vijojnë me intensitet seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani. Tashmë pritet vetëm starti i kampionatit, gjithçka është gati për Egnatian e fushës dhe atë të administrative. Skuadra është e konsoliduar, pasi edhe pse janë bërë shumë lëvizje në merkato, janë luajtur shumë miqësore dhe loja është dukur në harmoni të plotë.
egnatiaa
Nga porta në sulm Egnatia është e kompletuar dhe pa frikë mund të quhet pretendonte kryesore në Grupin B, ku bëjnë pjesë disa emra të njohur të futbollit shqiptar si Besa, Tomori, Lushnja, Flamurtarit etj. Në klub ka një bashkëpunim nga të gjithë faktorët, ndërsa tifozëria rrogozhinase ka besim të madh te trajneri Gugash Magani, i cili shihet si njeriu i duhur për të arritur një objektiv madhor si ngjitja në Superiore.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"