Egnatia, Magani ka gati ndryshimet për Tiranën/ Sipas rrogozhinasve, humbja e parë erdhi nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 21:22

Egnatia, Magani ka gati ndryshimet për Tiranën/ Sipas rrogozhinasve, humbja e parë erdhi nga…

Rrogozhinasit pësuan një humbje të pamerituar ndaj Kukësit në debutim. Duke qenë se riktheheshin pas 16 vitesh mungesë në elitë, ishte menduar që në sfidën e javës së parë të bëhej prezantim me vlera. Gjatë minutave të para u pa në fushë një skuadër e lëvizshme me Çyrbjen e brazilianin Xhekson që shërbyen me krosime nga krahët.

Egnatia

Por goli i avantazhit mungoi, megjithëse rastet që u paraqitën për shënim ishin të shumta, edhe fati ishte kundër. Të gjitha repartet ishin aktive e mjaft bashkëpunuese deri në pësimin e golit që erdhi nga një episod, për faktin se u pa qartë se gjyqtari mund të kishte akorduar edhe faull në dëm të portierit Duriç.

Megjithatë, u mblodhën forca dhe goli i barazimit mund të ishte gjetur edhe në momentin e A.Maganit që pësoi shtyrje brenda zonës e mund të kishte penallti. Që të dyja rastet e diskutueshme mund të kishin ndryshuar rrjedhën e lojës, por u quajtën të rregullta. Moment i veçantë që gëzoi këdo ishte dhe eurogoli i Telushit që u bashkëngjit vonë me grupin dhe e nisi nga stoli.

Pritet që në sfidën e radhës me Tiranën mund të jetë alternativë e parë për në mesfushë e të harmonizohet më shumë me titullarët e tjerë. Një zgjedhje emergjente ishte dhe aktivizimi i Krivanjevës si mbrojtës krahu, duke qenë se luan në qendër të mbrojtjes. Gjithashtu, për t’u diskutuar mbetet edhe pësimi i golit kur portieri Duriç në mungesë të rrezes së tij, nuk arriti dot ta shmangte.

Humbja nuk duhet bërë aspak dramë te rrogozhinasit, ashtu siç tha edhe trajneri Magani pas përfundimit të 90- minutëshit. Koha e konsolidimit është mbyllur duke qenë në fazë përgatitore e grupi nuk ishte ky që është tashmë me përforcimet. Përbërja cilësore me gjithkënd që mbart vlera të jep optimizëm se Egnatia në vazhdim do të jetë më ndryshe.

A.BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"