“Egnatia ka vetëm probleme psikologjike”, Ramadani: Sot patëm 2 fytyra, kjo ishte ndeshja e parë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 16:10

“Egnatia ka vetëm probleme psikologjike”, Ramadani: Sot patëm 2 fytyra, kjo ishte ndeshja e parë që…

Trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani, foli pas humbjes 0-3 në shtëpi ndaj Partizanit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku analizoi këtë përballje, si dhe foli për merkaton, duke u shprehur:

Ramadani

ÇFARË NUK FUNKSIONOI – Sot patëm 2 fytyra. Në pjesën e parë kishim iniciativë. Kishim momente që ishim më lartë dhe më mirë se Partizanin. Nuk lejuam asnjë rast. Pjesa e dytë filloi krejt ndryshe. Duhet të ishim më të përqëndruar. Përqëndrimi duhet të rritur, duke ditur që kemi përballë një ekip të fortë me superfutbollistë. Është vetëm një problem psikologjik që kemi brenda ekipit, nuk kemi probleme të tjera, përveç këtij.

DËMTIMET – Nga fillimi i këtij edicioni, Egnatia sot ishte me më pak mungesa. U pa një dëmtim i rëndë te Eler, kishte gjurin e ënjtur. Secili është i rëndësishëm për ne. Kemi kontingjentin e duhur. Kjo ishte ndeshja e parë që kishim vetëm 1 mungesë. Në të tjera kemi pasur 3-4 mungesa.

AFRIMET NË MERKATO- Mundohemi që të gjejmë 1 ose 2 përforcime. Është aktivizuar gjithë drejtoria. Jemi në pritje të këtyre përforcimeve. Me 2 futbollistë të ardhur do ta kishim mbyllur merkaton. Me prurjet e reja kemi rritur konkurrencën që sjell rezultate. Deri në fund shpresoj të vijnë edhe 2 përforcimet e radhës dhe të kemi më tepër zgjidhje dhe të jemi më të rrezikshëm.

KALENDARI NJË MALORE- Duke bërë analizën e sezonit, futbollistët që u larguan nuk na ka lënë keq, por afrimet duhet të jenë më cilësorë, që të ndihmojnë ekipin në përmbushjen e objektivave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"