Egnatia i jep fund krizës përballë Teutës, e vendos një ish i durrsakëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 18:49

Egnatia i jep fund krizës përballë Teutës, e vendos një ish i durrsakëve (VIDEO)

Egnatia i jep fund krizës në kampionat. Rrogozhinasit mundën të transfertë Teutën me rezultatin 1-2. Heroi i sfidës ishte Artur Magani, i cili shënoi dy gola.

bandicam 2021-12-23 18-22-46-916

Teuta ishte më kërkuese në këtë sfidë ku pati shumë raste për të shënuar. Egnatia fitoi një penallti por ju anulua me VAR. Ishte pikërisht teknologjia që u erdhi në ndihmë miqve, me Artur Maganin që realizoi. Arbitri Kridenc Meta u konsultua me VAR dhe e konfirmoi golin.

Në pjesën e dytë Egnatia gjeti golin përsëri me Maganin. Sulmuesi përfitoi nga një gabim fatal dhe dyfishoi rezultatin.  Teuta ngushtoi diferencën me Gjordiev, por goli vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Egantia i jep fund serisë prej 9 ndeshjesh pa fitore në kampionat, ndërsa Teuta komplikon shanset për të mbrojtur titullin kampion.

 TEUTA-EGNATIA 1-2

78′ Gjorgiev/ 45+7, 67′ A.Magani

Minutë pas minute

90+6 Mbyllet sfida. Egnatia fiton pas 9 ndeshjesh në kampionat kundër kampionëve në fuqi

90+3 Largohet autori i dy golave Artur Magani, në vendin e tij Mario Teqja

90’ Akordohen 5 minuta shtesë në fundin e lojës

87’ Teuta pranë barazimit. Ivanoviç tenton të shënojë me kokë nga një goditje nga këndi, por topi përfundon jashtë

83’ Predhë e Dajës nga distanca, por topi përfundon jashtë portës. Teuta e gjitha në sulm për golin e barazimit

78’ GOOOL TEUTA. Gjorgiev rihap sfidën. Kthesë perfektë e sulmuesit, i cili rinjgall shpresat për durrsakët

76’ Zëvendësim për Teutën, largohet Hektor Idrizaj dhe hyn në fushë Todorovski

70’ Probleme për portierin e Egnatias, Bruno Puja. Stafi mjekësor ka hyrë në fushë dhe po monitoron gjendjen e gardianit nëse është i aftë që vazhdojë apo jo

67’ GOOOL EGNATIA. Përsëri Artur Magani, Lojtari gjendet i vetëm përballë portierit dhe e shmang shumë bukur duke shënuar golin e dytë. Gafë e pabesueshme e Ivanoviç, i cili kthen topin gabimisht prapa por që rezulton një asist për Maganin

65’ zëvendësim në radhët e Egnatias. Largohet Demir Ymeri, i cili zëvendësohet nga Kacbufi

63′ Zëvendësimi i tretë për Teutën. Largohet Akuah për Kubemban

60’ Problem për Demir Ymerin. Lojtari largoi një top me një ndërhyrje në mes të fushës, por pësoi një dëmtim dhe stafi mjekësor e shoqëron jashtë fushe

56’ Zëvendësim në radhët e Teutës. Sebino Plaku hyn në fushë në vend të Emiljano Vilës. Ildi Gruda zëvendësohet nga Gjorgjiev

53’ Egnatia tërhiqet në mbrojtje duke e mbajtur kundërshtarin larg portës. Teuta përpiqet të depërtojë duke pasuar topin nga të dyja krahët, por pa sukses

47’ Teuta nis vrullshëm pjesën e dytë. E gjithë skuadra në sulm për të shënuar golin e barazimit

Fillon pjesa e dytë

45+7 GOOOL Egnatia feston golin pasi arbitri vendosi që goli ishte i rregullt. Mbyllet pjesa e parë

45+5 Kridenc Meta ka shkuar tek monitori për ta parë vetë pozicionin e Artur Maganit. Po jepen pamjet e rastit dhe arbitri do të marrë vendimin nëse goli është i rregullt

45+3 Pas penalltisë Kridenc Meta i anulon dhe golin Egnatian

45’ Janë akorduar 3 minuta shtesë në fundin e kësaj pjese

44’ Përsëri Lorenco Vila. Një krosim fantastik i Kotobellit për Vilën, i cili kërcen mbi të tjerët dhe e çon topin në cepin e djathtë të portierit. Fatmirësisht për miqtë, sfera përfundoi jashtë

42’ Shans i artë për Teutën. Lorenco Vila godet nga brenda zone dhe humbet një rast shumë të mirë

40’ Ndërhyrje vendimtare e Ivanoviç. Mbrojtësi i largoi topin Xhekson dhe Egnatia fiton një goditje nga këndi

35’ Teuta ka rimarrë kontrollin e lojës, por lojtarët e Egnatias mbajnë mirë pozicionet dhe nuk lënë top të kalojnë në zonën e tyre

29’ Pritet katër minuta derisa të merret vendimi. Më në fund merret vendimi që Artur Magani ishte pozicion jashtë loje dhe loja vazhdon

27’Arbitri Kridenc Meta akordoi penallti por u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje    

22’ Goditje e bukur e Aleksit brenda zone, por që ndalet në trupit e Krivanjevës

20’ Sherif Kallaku jep një kros të bukur brenda zonës dhe Ivanoviç tentoi të shënonte me kokë, por mbrojtësit mbyllën në kohë

19’ Egnatia administron lojën. Lojtarët përpiqen të shtyjnë përpara por gabojnë në pasimet e fundit duke mos qenë të rrezikshme për skuadrën kundërshtare

12’ Rast për Teutën, Lorenco Vila tentoi me një goditje të bukur nga distanca por topi përfundoi jashtë në krahun e majtë të portierit

10’ Faull i Kotobellit, lojtari u përpoq të merrte topin kundërshtarit por shkaktoi një ndërhyrje të parregullt

5’ Teuta ka kontrollin e lojës duke bërë shumë pasime në mesfushë, por Egnatia është e kujdesshme për të mbyllur të gjitha hapësirat

1’ Fillon ndeshja. Rast i mirë për Teutën por mbrojtësi i Egantias eviton rrezikun duke larguar topin në goditje këndi

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanoviç, Aleksi, Kotobelli, Akuah, Daja, L.Vila, Kallaku, E.Vila, Gruda.

Trajner: Edi Martini.

Egnatia: Puja, Shtubina, Krivanjeva, Krasniqi, Allmuça, Iseni, Silva, Imeri, Çyrbja, Magani, Jackson.

Trajner: Zekirija Ramadani

teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"