Egnatia flirtoi me kualifikimin në Laç, Magani: Penalltia në shtesë erdhi në një moment…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 19:38

Egnatia flirtoi me kualifikimin në Laç, Magani: Penalltia në shtesë erdhi në një moment…

Egnatia ishte vetëm pesë minuta larg një kualifikimi historik në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa po udhëhiqte 0-1 në Laç. Mirëpo, goli i brazilianit Teko e dërgoi ndeshjen në shtesë. Më pas në minutën e 108-të Laçi kaloi në avantazh pas penalltisë së kthyer në gol nga Nuabueze. “Panorama Sport” bisedoi me trajnerin Gugash Magani pas ndeshjes, teksa peqinasi ndihet krenar për paraqitjen e ekipit sot në Laç.
125282362_3578489875550524_4786742827845546237_n
Çast nga ndeshja Laçi-Egnatia 3-1. Foto: P.Pashollari

“U eliminuam me kokën lart nga Kupa. E kishim përgatitur me mjaft kujdes ndeshjen. Egnatia ka një grup lojtarësh të konsoliduar dhe tashmë kërkon vetëm rezultate pozitive. Ishim të barabartë për 90 minuta, e më pas në kohën shtesë penalltia erdhi në moment të papërshtatshëm. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, i falënderoj për paraqitjen që bënë”, deklaroi Magani pas ndeshjes në Laç.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"