Egnatia drejt Ohrit për fazën përgatitore, rrogozhinasit me qëllim konsolidimin e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 16:40

Egnatia drejt Ohrit për fazën përgatitore, rrogozhinasit me qëllim konsolidimin e grupit

Drejtuesit e Egnatias po punojnë për të forcuar sa më shumë skuadrën në prag të startit të kampionatit. Trajneri Gugash Magani dhe stafi i tij kanë bërë gjithçka që ekipi të kapë nivelin që kërkohet.

eggg

Synimi kryesor është që përveç atyre që mund të planifikohen si titullarë bazë, edhe alternativat të jenë në çdo rast në stadin e tyre. Paraqitjet e mira në miqësoret e luajtura deri tani kanë sjellë entuziazëm edhe te tifozët rrogozhinas. Shpallja e kalendarit sezonal ka bërë që nisin edhe diskutimet e para dhe tifozëria të kujtojë me nostalgji dhe atë vit kur ishin pjesë e elitës. Ndërkohë, gjatë paradites së sotme Egnatia do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriu për ta spostuar atje pjesën e mbetur të fazës përgatitore.

Mësohet se pas testit me Lushnjën të gjithë lojtarët janë njoftuar për t’u përgatitur për udhëtimin që do të kryhet drejt qytetit të Ohrit. “Panorama Sport” mëson se lista e lojtareve që nisen sot drejt Maqedonisë së Veriut përbëhet nga këta emra: Klevis Hasanbelli, Bruno Puja, Mateo Memolla, Franc Ymeralilaj, Besart Krivanjeva, Gëzim Krasniqi, Ilir Allmuça, Mario Teqja, Alesandro Kacbufi, Glejdis Ndraxhi, Xhekson Kenio, Guilherme Eller, Besar Iseni, Ndriçim Shtubina, Bledar Lila, Arber Çyrbja, Artur Magani, Pedro Silidhis, Timis Bardis dhe Remi Dujardin.

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"