Eglentin Gjoni, zbulimi i Nicës për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2016 | 9:50

Eglentin Gjoni, zbulimi i Nicës për mbrojtjen

Mbrojtësi 23-vjeçar Eglentin Gjoni, që këtë janar iu bashkua Laçit, u aktivizua ndaj Vllaznisë për herë të dytë në një ndeshje me fanellën bardhezi.laci tirana 0-3 Ai vjen si produkt i akademisë së Dinamos, ndërsa në dy sezonet e fundit ka luajtur për Kamzën. Ndaj Vllaznisë, shtatlarti bëri një paraqitje të mirë, duke i ndihmuar kurbinasit të marrin një pikë.

“Po punoj fort për të rritur parametrat. Pas testimeve të para, klubi besoi duke më përfshirë në planet e tij. Unë do bëj gjithçka për të justifikuar aktivizimin.

Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë, sepse te Laçi ka shumë futbollistë të zotë, që në çdo moment janë gati të bëjnë diferencën. Aktivizimin nga trajneri e shoh mundësi të artë për të shfaqur vlerat”, deklaroi dje Gjoni për “Panorama Sport”.

Ndërkohë, laçianët para se të startonin stërvitjen, gjatë së hënës janë ndalur tek analiza e ndeshjes së fundit në Shkodër. Barazimi, edhe pse është vlerësuar si sukses, sërish nuk ka entuziazmuar kurbinasit.

Tashmë Laçin e pret një takim shumë i rëndësishëm. Nica ua bëri të qartë të tijve se duhet të punojnë shumë për të thyer korçarët. Dje janë stërvitur jashtë grupit Zefi dhe Gocaj, teksa ende vuajnë problemet fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"