Egjipti nuk ia fal Ramosit, 95 milionë njerëz i kërkojnë 1 miliardë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 19:07

Egjipti nuk ia fal Ramosit, 95 milionë njerëz i kërkojnë 1 miliardë euro

Serxho Ramos nuk do të gjejë paqe pas dëmtimit të Mohamed Salahut në finalen e Champions-it. Mbrojtësi i Realit nuk ka zemëruar vetëm tifozët e Liverpulit, por plot 95 milionë banorët e Egjiptit. Një avokat nga Kajro ka nisur një peticion dhe do të kërkojë dënimin e spanjollit dhe dëmshpërblimin rekord prej 1 miliard eurosh.

Ramos-Salah

“Ramos dëmtoi me dashje Salahun dhe duhet të dënohet për veprimet e tij. Do të kërkojmë kompensim që mund t’i kalojë 1 miliard eurot për dëmtimin fizik dhe psikologjik që Ramos i shkaktoi Mo dhe popullit egjiptian”, tha avokati Basem Vahba.

Peticioni online i ka kaluar 300 mijë firmat në vetëm pak orë nga nisja e tij. Por Salah nuk është dorëzuar ende për Botërorin. Ai premtoi se do të luftojë deri në fund për t’iu bashkuar “faraonëve” të Hektor Kuperit në Rusi 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"