Egbo nuk bën ndryshime për Bylisin, ja si pritet të rreshtohet Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 13:42

Egbo nuk bën ndryshime për Bylisin, ja si pritet të rreshtohet Tirana

Majkëll Ngo është në ajër, por Tirana dhe Emanuel Egbo po punojnë për formacionin anti-Bylisi. Bardheblutë duket se nuk do të ndryshojnë asgjë nga formacioni i parandaljes së kampionatit. Kështu, me shumë mundësi formacioni nuk do të ketë asnjë ndryshim.

tirana-12-770x470

Duke filluar nga porta ku do të luajë Ilion Lika. Në mbrojtje do të luajnë Doka, Muça, Vangjeli dhe Hoxhallari. Në mesfushë dyshja para mbrojtjes Çelhaka dhe Batha, ndërsa para tyre Torasa. Në krahë si zakonisht do të aktivizohen si Kobina dhe Kale, ndërkohë që në sulm i vetëm është Majkëll Ngo. Për këtë të fundit ka disa alternativa, gjithmonë nëse nuk luan me Tiranën. Në stol është Halili i gatshëm për të luajtur, ashtu si edhe Dunga apo Morina.

Tirana

Të gjithë lojtarë sulmi. Nuk mund të jetë i gatshëm Ernest Muçi, i cili deri dje nuk ishte stërvitur me ekipin, pasi ka probleme me një alergji të vjetër. Gjithsesi, bardheblutë janë të qetë, pasi sido që të jetë, kanë disa alternativa dhe mund të fusin në fushë disa lojtarë për një pozicion.

Kujtojmë se Tirana me të njëjtin formacion i ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet në Superiore dhe ia ka dalë që të grumbullojë fitore pa fund. Prej më shumë se 14 javësh djemtë e Egbosë nuk njohin humbje dhe kanë vetëm një barazim kundër Skënderbeut në kampionat. Të gjitha takimet e tjera i kanë fitore.

Tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"