Egbo nis lëvizjet, zbulohet formacioni me Kukësin. Ja kush do ta zëvendësojë dyshen Doka-Batha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 14:30

Egbo nis lëvizjet, zbulohet formacioni me Kukësin. Ja kush do ta zëvendësojë dyshen Doka-Batha

Tirana do të luajë dy ndeshje të rëndësishme, këtë mesjavë në Kupë me Bylisin dhe të hënën ndaj Kukësit në kampionat. Gjithsesi, për trajnerin Emanuel Egbo dy janë dilemat e mëdha për këto dy ndeshje.

kukesi-tirana

Formacioni – Ndonëse duhen edhe disa ditë para sfidës në kampionat, Emanuel Egbo është duke menduar për zëvendësuesit e Bathës e Dokës. Si mbrojtësi edhe mesfushori është e sigurt që luajnë në Kupë, por në kampionat do të zëvendësohen nga dy lojtarë të tjerë. Si fillim, janë Hoxhallari dhe Karabeci që do të jenë nga minuta e parë.

I majti si qendërmbrojtës dhe i dyti në rolin e Bathës. Ndërkaq, nëse Egbo vendos të aktivizojë Osmanin në qendër të mbrojtjes, atëherë Hoxhallari do të kthehet në pozicionin e tij në krahun e majtë.

Tirana

KUPA – Me Kukësin te dera, Tirana mund të mendojë edhe për ndeshjen e Kupës me Bylisin. Gjasat janë që Egbo të paraqesë një skuadër tëpërzier, me Bathën e Dokën titullarë, ndërsa pjesa më e madhe e skuadrës të jetë nga rreshti i dytë, pra lojtarë që kanë luajtur më pak këtë sezon.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që trajneri aktual të aktivizojë ekipin e parë, ashtu siç bëri edhe në sfidën kundër Besëlidhjes në Tiranë. Pikërisht në këtë sfidë do të shihet nëse Tirana ka dëshirë ta fitojë Kupën e Shqipërisë që do të jetë trofeu i dytë i sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"