Egbo në mesin e trajnerëve të suksesshëm, ja 4 të huajt e vetëm që fituan titullin në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 12:00

Egbo në mesin e trajnerëve të suksesshëm, ja 4 të huajt e vetëm që fituan titullin në Shqipëri

Nga viti 1996 dhe deri në ditë tona, në Shqipëri kanë punuar rreth 40 trajnerë të huaj, por vetëm katër prej tyre kanë mundur të fitojnë titullin kampion.

Egbo Tirana

Hungarezi Samo Singer që fitoi titullin me Tiranën në 1934, malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, që e fitoi me Vllazninë në sezonin 2000-2011, nën presidencën e të ndjerit Myftar Çela, çeku Stanislav Levi me Skënderbeun (2001- 2012) me presidentin Agim Zeqo, si dhe së fundmi nigeriani Emanuel Egbo me Tiranën.

Përsa i përket fitimit të Kupës së Shqipërisë janë rumuni i Dinamos, Aurel Cikleanu në sezonin 2002-2003, kroati i Tiranës, Misho Krstiçeviç (2010-2011), si dhe spanjolli Hulian Rubio, që fitoi Kupën e Shqipërisë (2011-2012).

Superkupën e kanë fituar hungarezi Miklosh Temeshvari me Tiranën (2001), kroati Ilija Lonçareviç me Tiranën (2009), kroati Zlatko Daliç me Dinamon (2010) dhe dy herë spanjolli Hulian Rubio me Tiranën (2011).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"