Egbo mund të marrë drejtimin e Kombëtares U-19, ja kandidatët për stolin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 17:09

Egbo mund të marrë drejtimin e Kombëtares U-19, ja kandidatët për stolin kuqezi

Nuk është çudi që në fund mes Nevil Dedes dhe Emanuel Egbosë të ketë një rokadë. Dede i mori vendin te Tirana, ndërsa Emanuel Egbo është një kandidat për të marrë drejtimin e 19-vjeçarëve.Egbo

Nga ana tjetër, veç Egbosë në lojë për të marrë drejtimin e skuadrës U-19 janë edhe emra të tjerë. Favoriti mbi të gjithë është Orges Shehi, i cili me shumë mundësi do të marrë drejtimin e kuqezinjve të vegjël pas largimit të Nevil Dedes nga skuadra e Shqipërisë.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja që do të bëjë presidenti i FSHF-së, Armand Duka në javët në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"