Egbo mendon “turn-over” ndaj Luftëtarit, trajnim special Muçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 19:44

Egbo mendon “turn-over” ndaj Luftëtarit, trajnim special Muçit

Emanuel Egbo men don rrotacionin në skuadër në prag të sfidës me Luftëtarin. Trajneri i bardhebluve dje ka provuar disa skema, por në 40 minutat e fundit të stërvitjes Egbo ka eksperimentuar një formacion. 

egbo

Edhe e djeshmja ka qenë një ditë stërvitjeje e qetë, me skuadrën të plotë, duke përjashtuar vetëm Dionis Çikanin që tani është larguar nga ekipi. E reja e djeshme ishte rikthimi i Hasanit me grupin për një pjesë të stërvitjes, ndërsa akoma nuk dihet nëse Ismael Dunga do të jetë në Tiranë më 29 janar. Skuadra si fillim zhvilloi stërvitjet e zakonshme fizike dhe në fund pati edhe një ndeshje mes grupit.

FORMACIONI 

Në sfidën me Luftëtarin, Tirana mund të bëjë një minirevolucion, gjithmonë nëse Egbo tregohet i guximshëm dhe lë pushim disa lojtarë. Kështu, mundet që dyshja e qendrës Muça-Vangeli të pushojnë këtë sfidë, ashtu si Kale, Torasa dhe Majkëll Ngoja. Në fushë në qendër i riu Fabjon Isha dhe Tefik Osmani që u provuan dje nga Egbo, ndërsa nga krahët Doka e Hoxhallari.

formacioni

Gjithsesi, e djeshmja ishte vetëm një ide, pasi veç mbrojtjes edhe në mesfushë pati surpriza. Si fillim, Egbo në qendër testoi Çejkun dhe Karabecin dhe më pas Bathën e Çelhakën. Nga krahët Halili dhe Kobina, ndërsa në sulm Muçi dhe Beshiraj. Thjesht, një skuadër e transformuar plotësisht, gjithmonë nëse Egbo vendos për formacionin që provoi dje në “Skënder Halili”.

TRAJTIMI 

E veçanta e stërvitjes së djeshme ishte fakti që Emanuel Ebgo për gati 40 minuta mori Ernest Muçin dhe Pano Qirkon dhe së bashku me ndihmësit e tij u mundua t’i mësonte sulmuesit hilet e golit.

ernest muci

Trajnerët punuan që Muçi të godiste portën me këmbë dhe kokë në çdo pozicion, duke i dhënë edhe këshillat se si mund ta shtynte topin në rrjetë. Diçka e veçantë për sulmuesin që këtë vit kandidohet të jetë konkurrenti i Majkëll Ngosë.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"