Egbo me “dhimbje koke”, dëmtohet afrimi tjetër në këtë merkato dhe humb ndeshjen me Jang Bojsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 15:10

Egbo me “dhimbje koke”, dëmtohet afrimi tjetër në këtë merkato dhe humb ndeshjen me Jang Bojsin

Tirana vazhdon me problemet e dëmtimeve. Sikur të mos mjaftonte shqetësimi i Idriz Bathës që ka dhimbje në këmbën e majtë, dje është dëmtuar edhe zëvendësuesi natyral i kapitenit. Bëhet fjalë për Giamfinë, ganezin e sapoardhur, i cili gjithë këto ditë në mungesë të Bathës ka luajtur në vendin e tij në mesfushë.

gymafi

Afrikani duhet thënë se gjatë ditës së djeshme ka luajtur fort, teksa është përplasur sportivisht fort me Halilin, Najdovskin dhe Vrapin. Ama nga fundi i stërvitjes lojtari shtatshkurtër ka ngritur dorën dhe ka dalë nga fusha.

I ka bërë me dije stafit që ndjeu një kërcitje në kofshë që sipas dyshimit të parë të mjekëve ishte tërheqje. Stafi bardheblu është alarmuar dhe menjëherë i ka bërë rezonancë. Ka dalë që bëhet fjalë për një tërheqje të gradës së parë që e detyron Giamfin të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 10 ditë.

BATHA – Problemi tjetër i Tiranës është Idriz Batha. Lojtari ka pasur disa shqetësime edhe dje në stërvitje. Stafi e ka marrë veç dhe nuk e ka lejuar të stërvitet plotësisht me grupin, por sërish mesfushori e ka ndier këmbën dhe ka lënë në mes përgatitjet.

Pas ekos ka dalë vetëm një skuqje e brendshme dhe me qetësim dhe sakrificë, lojtari do të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Jang Bojsit. Pjesa tjetër e grupit është e plotë, ndërsa Sasraku vazhdon të stërvitet jo me maksimumin e tij.BATHA-MUCI-ISMAJLGECI

FORMACIONI – Trajneri Emanuel Egbo ka vendosur që të hedhë në fushën e lojës në miqësoren e sotme me Dinamon formacionin që do të aktivizojë në Zvicër. Në portë luan Bekaj.

Në mbrojtje, Toshevski, Najdovski, Vangjeli dhe Hoxhallari. Në mesfushë, Çelhaka dhe Torasa. Kobina mund të kalojë në qendër të mesfushës, Halili djathtas e Kale majtas. Gjithsesi, në këtë repart ka disa kombinime.

Në sulm si zakonisht Ernest Muçi. Gjatë lojës do të aktivizohen të gjithë futbollistët që ka Egboja në dispozicion, ndërsa stafi është duke menduar për disa variante loje në varësi të situatës ndaj Jang Bojsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"