“Egbo ka një avantazh nga Mema dhe Ahmataj”, Dalipi: Kukësi mund të merrte barazimin me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 22:52

“Egbo ka një avantazh nga Mema dhe Ahmataj”, Dalipi: Kukësi mund të merrte barazimin me Tiranën

Ish-trajneri i Partizanit Klevis Dalipi çmoi vendosmërinë e Tiranës për të besuar deri në fund te rezultati pozitiv.

tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

Në studion e “Sport News Plus”, tekniku i Korabit gjykoi se 24-herë kampionët e Shqipërisë vijnë në derbi shumë entuziastë dhe nuk do të mendojnë për renditjen, por vetëm për ta fituar derbin.

Sipas tij, Egbo e ka kthyer Tiranën në identitet, duke bërë që te besojnë te rezultatit pozitiv edhe kur ndodhen në disavantazh. Dalipi vlerësoi teknikun Egbo për fakti se pavarësisht eksperiencës të shkurtër në trajnim, ka thyer pritshmëritë me Tiranën duke mos pësuar deri asnjë humbje në krye të bardhebluve.

Për sa i përket barazimit të Partizanit ditën e djeshme kundër Bylisit 2-2, Dalipi e konsideroi humbje rezultatin për të kuqtë, të cilët nuk mundën të merrnin 3 pikë duke u barazuar nga ballshiotët në frymën e fundit.

“Rikthehet derbi i kryeqytetit – Unë doja ta nisja me Tiranën aty ku nisi kthesa. Nëse do të ishte një takim tjetër, Tirana do të mendonte për renditjen. Tirana tani nuk e mendon renditjen, por për ta fituar derbin. Flasim për derbin, tani ata mendojnë për entuziazmin. Me Partizanin është një hap përpara.

Derbi

Takimi me Kukësin– Kam qenë skeptik për Egbonë, sepse Tirana është maja e trajningut. Ai  është tepër i ri, por i ka thyer parashikimet. Tirana ka kthyer identitetin. Edhe kur është në humbje, nuk e mendon humbjen. E ka patur në traditë shpirtin e sakrficës, nuk është dëshpëruar kur ndodhet në disavantazh. Fillimi i takimit ka qenë entuziazëm për Tiranën, në 10 minutat e para, Tirana e mbajti nën presion Kukësi. Kukësi ka dalë shumë pak me kundërsulme me lojtarët me cilësi individuale. Te Kukësi nuk bashkëpunojnë shumë me njëri-tjetrin dhe i zgjidhin ndeshjet me aksione individuale. Pjesa e parë foli për Tiranën. Dallimet e bëjnë gabimet e fazës mbrojtëse. Në pjesën e dytë, Kukësi pati superioritet në lojë, ishin më të kthjellët në lojë, por Tirana pati entuziazëm. Nuk e humbën besimin për asnjë moment te njëri-tjetri. Batha ka patur shumë probleme fizike. Mendova se Egbo do të bënte zëvendësim, por i dha ende besim Bathës. Erdhi goli i barazimit dhe aty u bë kthesa e lojës. Inkursioni i Kobinah ishte rezultativ. Është futbollist që nuk bie në sy, por është vendimtar në minutat e fundit dhe ka qenë vendimtar në shumë fitore të Tiranës. Tiranën e pret një derbi me shumë entuziazëm.

tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

Partizani ndalet nga Bylisi –Për mua ishte disfatë, nuk e prisja. Nuk e prisja se Partizani do të zhgënjente në këtë takim”, u shpreh Dalipi.

bandicam 2020-02-22 18-46-14-630

Duke u ndalur te forma e mirë e Tiranës, Dalipi gjykon se trajneri Egbo ka avantazh në raport me paraardhësit e tij Mema dhe Ahmataj te Tirana.

EGBO

Sipas tij, fakti që Egbo është afrikan dhe afërsia me Kobinah dhe Ngo i ka ndihmuar këta të fundit të shprehen më lirshëm në fushë.

“Egbo nuk e ka pritur se do të ishte në vendin e parë. Trajneri i Kukësit Shpëtim Duro ka qenë dhe pak i pafat në këtë ndeshje me Tiranën. Kur pësoi golin, ishte në inferiotet psikologjik dhe u ndikua nga barazimi me Bylisin. Ishte e pafalshme që një lojtar të driblojë të gjithë dhe të shënojë. Lojtarët i ka pasur me probleme. Ethemi është motor, krijon volum të madh loje. Shkurtaj është një pikë referimi përara. Pas daljes së ëktyre lojtarëve, skuadra u step. Kukësi mund ta menaxhonte më mirë dhe me një lojtar më pak, mund të merrte barazim.

Egboja e mori Tiranën në momentin e duhur, ai po gëzon formën më të mirë të Torasës dhe Kalesë. Muçi nuk e mban dot barrën e Tiranëns në ndeshje të vështira. Egbo ka dhe një avantazh që është afrikan dhe komunikon më lehtë me futbollistët afrikanë. Këtu ai ka një avantazh nga ne. Po ta shikoni Kobinah dhe Ngoo luajnë lirshëm. Batha është më mire se e Partizani”, deklaroi trajneri i Korabit Klevis Dalipi.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"