“Egbo duhej të largohej më shpejt nga Tirana, klubi nuk e pyeti për lojtarët e rinj”, Mema: Dede ka ardhur në moment të vështirë te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 23:39

“Egbo duhej të largohej më shpejt nga Tirana, klubi nuk e pyeti për lojtarët e rinj”, Mema: Dede ka ardhur në moment të vështirë te bardheblutë

Në lidhje me shkarkimin e Emanuel Egbosë nga stoli i Tiranës, ish-trajneri i bardhebluve Ardian Mema u shpreh se klubi kampion veproi gabim me nigerianin pasi nuk e pyeti për lojtarët e sjellë në merkato.
mema
Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, Mema shtoi se priste që Egboja të largohej më herët. Ai vlerësoi faktin që Egbo fitoi titullin e 25-të kampion me bardheblutë, si dhe arkëtimin e 1 milionë e gjysmë eurove nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane. Mema theksoi se dhe pasardhësi i tij Nevil Dede do ta ketë të vështirë në pankinën e Tiranës.

“Egboja nuk duhej ta jepte dorëheqjen kur po shkonte drejt grupeve të Ligës së Europës. Një trajner doli kampion, doli dhe në kupat e Europës, besonte dhe te vetja e kishte ambicie. Ishte në delir, sepse e fitoi kampionatin. Kur mund ta jepte dorëheqjen? Në momentin kur nuk e pyeti klubi për lojtarët, duhej të thoshte: ‘Këtu rrugët tona ndahen’.

Kur je i paqartë me veten tënde, dhe të vijnë lojtarë të rinj, duhet të mendohesh mirë. Unë mendoja se do ikte shumë shpejt. Rezultatet të mbajnë në fushë. Është shumë e gabuar nga Tirana që e largoi tani, se qe një trajner që i solli 1 milionë e gjysmë euro.

Bashkëpunimi është midis trajnerit dhe klubit. Vendosin pikat për vitin që vjen. Duhet të bësh analizë të pjekur dhe profesionale që të mos vijnë pasojat. Nevili ka ardhur në kohën më të vështirë, e kam uruar që është bërë trajner i Tiranës. Nuk e di si do ta ketë vazhdimësinë. Jam 90% skeptik. Po të ma jepnin Tiranën, do të isha i rezervuar”, u shpreh Mema.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"