Egbo do të mposhtë me çdo kusht Dajën, Tirana me vetëm një mungesë. Ja formacioni anti-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 13:46

Egbo do të mposhtë me çdo kusht Dajën, Tirana me vetëm një mungesë. Ja formacioni anti-Skënderbeu

Emanuel Egbo kërkon të mundë medoemos Ilir Dajën. Edhe pse skuadra e tij u mund nga Teuta, skuadra e vetme që këtë sezon nuk është mundur nga ekipi i Egbosë është Skënderbeu i Ilir Dajës.TIRANA STERVITJE

Pritet të jetë një sfidë tepër e bukur, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të marrin fitoren. Tirana për përballjen e sotme ruan një formë të mirë sportive dhe nuk ka asnjë dëmtim. I vetmi që do të mungojë në Korçë është Erjon Hoxhallari.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Vllazninë dhe do të mungojë ndaj Skënderbeut. Zëvendësuesi do të jetë i zakonshmi Marsel Ismajlgeci. Me Hoxhallarin jashtë dhe Ismajlgecin titullar, Tirana rreshton edhe 11-shen anti-Skënderbeu.

tir

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"