Efekti i pandemisë, Bajerni i Mynihut rrezikon të humbasë 7 lojtarë me parametër zero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 14:32

Efekti i pandemisë, Bajerni i Mynihut rrezikon të humbasë 7 lojtarë me parametër zero

Është një fenomen që po përsëritet gjithnjë e më shpesh që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit në marsin e 2020-ës:

bajern

kampionë që presin të skadojnë kontratat e tyre për t’u larguar me parametër zero drejt klubit të preferuar dhe duke arkëtuar shifra të konsiderueshme bonusesh për firmën.

Dhe kësaj situate nuk i shpëton as Bajerni i Mynihut, një klub model për nga menaxhimi. Vitin e shkuar humbën David Alabën me parametër zero, i cili firmosi me Realin.

Këtë verë është Niklas Zyle ai që do të largohet pas skadencës së kontratës drejt Borusias së Dortmundit. Negociatat për rrogën dështuan sërish.

“Ne i bëmë një ofertë. Ai nuk e pranoi dhe na tha se do të largohej nga klubi në fund të sezonit”, tha për Zylen shefi i bordit, Oliver Kahn.

Brenda një viti, kampionët e Gjermanisë kanë parë t’u largohen 5 yje pa arkëtuar asnjë qindarkë.

Përveç Alabës, bavarezët humbën edhe Zherom Boatengun dhe Havi Martinezin vitin e shkuar, ndërsa këtë verë përveç Zyles i jep lamtumirën “Allianz Arenës” edhe Korentë Toliso.

Në vitin 2023, kërcënojnë me të njëjtin skenar edhe Robert Levandovski dhe Serzh Gnabri, të dy në skadencë kontrate.

Dhe po të llogaritësh vlerat e humbura nga këto transferime, sigurisht që bëhet fjalë për shifra të konsiderueshme.

Por ky nuk është një fenomen që ka prekur vetëm rekordmenët e Gjermanisë. Nëpër Europë janë të shumta klubet që kanë humbur yjet e tyre këtë verë për asgjë.

Mançester Junajtid pa t’i largohej Pol Pogba për herë të dytë me parametër zero, ndërkohë që në vitin 2017 e rikthyen në klub për shifrën rekord të 105 milionë eurove.

Garet Bejl është gjithashtu një futbollist i lirë pas skadencës së kontratës me Realin. Verën e shkuar transferimi më i bujshëm ishte ai i Lionel Mesit te PSG-ja.

Këtë sezon Çelsi humbi Rydigerin, i cili sapo firmosi me Realin për katër vite. Pastaj është rasti i Mbapesë.

Sulmuesi francez e shtyu deri në fund rinovimin e tij me PSG-në dhe për të hedhur firmën në kontratën e re përfitoi edhe një bonus sikur të ishte transferuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"