Efekti “Daja”, te Partizani nuk ka të paprekshëm me trajnerin kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 16:46

Efekti “Daja”, te Partizani nuk ka të paprekshëm me trajnerin kryeqytetas

Ilir Daja po e drejton skuadrën e Partizanit në rrugën e duhur. Tri fitore në katër sfidat e para në krye të “demave të kuq” për trajnerin 54- vjeçar, i cili vazhdon të tregojë se është një ndër trajnerët më të mirë në futbollin shqiptar. Edhe pse me merkato të bllokuar, kryeqytetasi ka arritur të ndërtojë një skuadër shumë solide, duke “ringjallur” disa futbollistë dhe duke ulur me këmbë në tokë disa të tjerë.
ilir daja

Dy sulmuesit Braun dhe Solomon duken shumë më të uritur dhe shumë më të motivuar për të bërë mirë me fanellën e Partizanit dhe të dy kanë pranuar se nën urdhrat e Dajës, ndihen më komodë. Gjithashtu, edhe mesfushori Hyseni po merr rolin e protagonistit, pas disa aventurave si i huazuar. Te Partizani, nuk ka as të paprekshëm. Këtë gjë, Daja po e tregon me mesfushorin brazilian, Kordeiro Melo. 27-vjeçari pritej të ishte protagonist absolut për “demat” këtë sezon, por për sa kohë nuk është në 100% të formës fizike dhe i fokusuar të luftojë për skuadrën, Daja i ka treguar stolin, madje edhe tribunën. Partizani ka në krye të stolit një trajner me ide të qarta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"