Efekt “domino” në merkato, Berisha i “shkel syrin” Marash Kumbullës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 23:23

Efekt “domino” në merkato, Berisha i “shkel syrin” Marash Kumbullës

Zhvillime të bujshme në tregun e merkatos, për sa i përket futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Së fundmi në mediat italiane ka dalë në skenë një shkëmbim i mundshëm mes mbrojtësit të Torinos, Bremer, që është një ndër më të lakuarit në merkato dhe futbollistit shqiptar Marash Kumbulla.

Marash-Kumbulla-20220619-www.asromalive.it_

Ka gjasa që Bremer  ti bashkohet Romës, ky transferim mund të shkaktojë një efekt domino, me Marash Kumbullën, që mund të kalojë te Torino, duke gjetur aty kapitenin e Kombëtares, Etrit Berisha.

Mbrojtësi shqiptar pëlqehet nga trajneri Ivan Juriç, i cili kërkon ta ketë Kumbullën në skuadër. Normalisht që përveç Kumbullës, Roma duhet të derdhë në arkat e Torinos dhe një shumë parash, për shërbimet e Bremerit, që është padyshim një nga futbollistët më të spikatur të sezonit që sapo lamë pas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"