Edmond Dosti replikon sërish me ish-lojtarin e Partizanit: Nëse nuk rrit cilësinë stërvitja dy herë në ditë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 11:19

Edmond Dosti replikon sërish me ish-lojtarin e Partizanit: Nëse nuk rrit cilësinë stërvitja dy herë në ditë…

Ish-bomberi i Partizanit, Edmond Dosti replikon sërish me ish-mbrojtësin e “demave”, Shahin Berberi të cilët së bashku kanë qenë shokë skuadre me ekipin kryeqytetas. Pas kundërpërgjigjes së Berberit, e menjëhershme ka qenë përsëri replika e Edmond Dostit i cili me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se nëse cilësia nuk rritet dy herë në ditë atëherë ekipet e futbollit nuk do të bënin katër orë stërvitje në shtetet e tjera.

pjimage (2)

REPLIKA E PLOTË E ISH-SULMUESIT TË PARTIZANIT, EDMOND DOSTIN NDAJ SHAHIN BERBERIT –

“Nuk rrit cilësinë stërvitja dy herë në ditë.?!

Nëse nuk do e rriste, nuk do bënin stërvitje 4 orë ekipet e futbollit, në vendet e tjera.

Rritja e kohës së stërvitjes, ndihmon lojtarin në shumë elementë, jo vetëm fizik.

E ndihmon në aspektin teknik. Duke u rritur orët e stërvitjes, rritet numri i kontakteve me topin. Kjo bën që të rritet instikti i ndalimit, xhonglimit, gjuajtjes së topit.

Kalimi në dy seanca stërvitore në ditë, është domosdoshmëri.

Ekziston një parim në futbollin bashkëkohor. Parimi i 10 mijë orëve, quhet

Sipas këtij parimi, prej moshës 8-20 vjeç, lojtari duhet të ketë bërë 10 mijë orë stërvitje në total, gjatë 10-12 viteve.

Ndryshe nuk bëhesh profesionist.Miku im Berberi desha te pjyes sa orë sërvitje kemi ber ne në kohën ton ? duke mos haruar që ne rinim edhe mbase stërvitjes si në Shqiperi dhe jashtë apo jo ? Ndërsa “pula” ishte smbolike unë desha të thoja që me regjim, ushqim  dhe stëvitje vijne rezultatet ky është mendimi im personal te pershendes Kampion !PMTP ???”

DODZI

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Berberi “replikon” me Dostin: Nuk është çështje pule te Partizani, por punë… kontratash ( E PLOTË)

Ish-bomberi i Partizanit këshillon të kuqtë: Futbollistët duhet të hanë një pulë të pjekur

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"