Edlir Tetova: Egnatia stërvitjen e nis më 4 korrik, jemi në bisedime me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 12:42

Edlir Tetova: Egnatia stërvitjen e nis më 4 korrik, jemi në bisedime me…

Klubi rrogozhinas e ka nisur me vrull merkaton dhe pret që deri në nisje të përgatitjeve, të forcohet gjithnjë e më tepër.

EDLIR TETOVA 1

Deri më tani janë zyrtarizuar lojtarë si Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Nehar Sadiki, Erald Hyseni dhe Abdurraman Fangaj.

Stafi teknik, me në krye trajnerin Edlir Tetova, ka detajuar tashmë edhe startin kur ekipi do të nisë stërvitjen në kompleksin sportiv të Lekajt.

Presidenca ende nuk ka vendosur se në çfarë vendi do të zhvillojë fazën përgatitore, edhe pse shanset më të mëdha janë për Maqedoninë e Veriut.

“Ne vijojmë të jemi në bisedime edhe me disa futbollistë për të bërë plotësimin final të grupit. Kemi vendosur tashmë që lojtarët të paraqiten në ditën e parë stërvitore më 4 korrik.

Do ta nisim në kompleksin stërvitor të Lekajt dhe me plotësimin e grupit, do të vendosim për opsionet e zhvillimit të fazës. Presidenca po shqyrton disa mundësi, qoftë brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Në varësi të asaj që do të na ofrohet, pikërisht kushtet stërvitore, klima dhe mundësia e miqësoreve, do të vendosim”, ka thënë dje për “Panorama Sport” trajneri Tetova.

Ndërkohë, sot ose nesër Egnatia mund të vazhdojë me afrimin e lojtarëve, por në klub nuk duan të nxitohen për emrat.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"