Edinson Kavani i surprizon të gjithë me vendimin për të ardhmen, ja ku do e vazhdojë karrierën uruguaiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:46

Edinson Kavani i surprizon të gjithë me vendimin për të ardhmen, ja ku do e vazhdojë karrierën uruguaiani

As Inter, as Roma, as Atletiko, por as Bajern Mynih. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Portugalia, Edinson Kavani, i cili kishte vendosur që ta ndërpriste kontratën me PSG-në në 30 qershor dhe të mos pranonte që të luante as Ligën e Kampioneve me ish-ekipin e tij, duket fare pranë marrëveshjes me Benfikën.

kavani

Sulmuesi uruguaian, i cili është liruar me parametër zero nga klubi francez, duket se është bindur që të nënshkruajë me “Shqiponjat” e Lisbonës, të cilat i kanë garantuar një kontratë prej 2.5 milionë eurosh neto në sezon, për të paktën dy vitet e ardhshme, por me një bonus prej 8 milionë eurosh, i cili do të bëhet i tiji menjëherë pasi të hedhë firmën e tij në kontratë.

Me pak fjalë, marrëveshja duket çështje e mbyllur dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"