Edin Xheko i pandalshëm, shihni rekordin e ri të vendosur nga bomberi boshnjak me fanellën e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 9:22

Edin Xheko i pandalshëm, shihni rekordin e ri të vendosur nga bomberi boshnjak me fanellën e Interit

Edin Xheko është padiskutim njeriu lider dhe golashënuesi i momentit te Interi i cili me golat dhe paraqitjet e tij ka ndihmuar zikaltërit në këtë fillim sezoni.

XHEKO

Së fundmi bomberi boshnjak ka realizuar edhe mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë ndaj Juventusit në stadiumin “Giuseppe Meazza” e cila përfundoi me rezultatin 1-1 dhe si gjithmonë me polemika.

Sipas faqes së njohur së statistikave, “OPTA Paolo”, Edin Xheko ka realizuar 5 gola në 4 ndeshjet e tij të para në ndeshjet shtëpiake në këtë kampionat.

Në epokën e 3 pikëve vetëm dy lojtarë zikaltër kanë bërë më mirë: Mauro Ikardi në sezonin 2017/2018 dhe Marko Branka në sezonin 1995/1996 ku kanë realizuar 6 gola të dy.

Aktualisht numri 9 i Interit në 9 ndeshje në këtë sezon në Serinë A ka realizuar 7 gola në 9 ndeshje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"