Edicioni i 70-të/ Për herë të parë ndeshen në finalen e Kupës, Vllaznia e Laçi në kërkim të trofeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 20:55

Edicioni i 70-të/ Për herë të parë ndeshen në finalen e Kupës, Vllaznia e Laçi në kërkim të trofeut

Trofeu i edicionit të 70-të të Kupës së Shqipërisë do të diskutohet mes Vllaznisë dhe Laçit, skuadra të cilat me kualifikimet e djeshme ndaj Partizanit dhe Teutës, më 31 maj (me shumë gjasa në “Air Albana”) do të ndeshen në finale. Është hera e parë që këto dy skuadra do të përballen në finale të këtij kompeticioni, ku Vllaznia vjen si trofe mbajtësja në fuqi.

laci vllaznia

Laçi eliminoi Teutën, ku në ndeshjen e parë fituan 2-1 në Durrës dhe dje barazuan 1-1 në shtëpi. Ndërsa Vllaznia e preku finalen nga ruleta e penalltive, pasi dy ndeshjet gjysmëfinale me Partizanin u mbyllën në barazim, 0-0 dhe 1-1 dje në “Loro Boriçi”. Shkodranët u treguan të saktë nga pika e bardhë, ku i shënuan të pestë 11- metërshat.

vllaznia

Kjo është finalja e 15-të për Vllazninë si pjesëmarrëse në të 70 edicionet e Kupës së Shqipërisë. Në 14 finalet e shkuara, Vllaznia ka triumfuar në gjysmën e tyre, duke e fituar 7 herë Kupën. E fundit ka qenë vjet ndaj Skënderbeut, që e mposhtën 1-0. Ndërsa për Laçin kjo është finalja e pestë në Kupë, ku ashtu si shkodranët, kanë arritur që të fitojnë gjysmën e finaleve të luajtura. Kurbinasit kanë dalë fitues në finalet e para, ndërsa në dy të fundit kanë dështuar. Pa dyshim, fitimi i Kupës të siguron një biletë për UEFA Konferencë Ligë.

laci

Nga pozitat që mbajnë dy finalistet në kampionat, i bie që shkodranët nga Kupa kanë mundësinë ideale për të shpëtuar sezonin me pjesëmarrjen në Europë. Por duke ditur që kanë mbetur edhe tetë javë nga fundi i kampionatit, matematikisht mundësitë janë që të dyja ekipet ta sigurojnë biletën europiane edhe nga kampionati, ku kurbinasit janë më të favorizuar.

ecuria

Më e rrezikuar mbetet Vllaznia, por me kalimin në finale të Kupës tani e ka vetë në dorë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, duke fituar edhe trofeun e tetë të Kupës në historinë e saj si klub 103-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"