Edi Reja na bën lëmsh për shiritin, në Itali thotë: Është Hysaj kapiteni im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 22:47

Edi Reja na bën lëmsh për shiritin, në Itali thotë: Është Hysaj kapiteni im

Trajneri i Kombëtares vazhdon të na bëjë lëmsh, përsa i përket shiritit të kapitenit te Kombëtarja. Pak ditë më parë, gjatë grumbullimit të Kombëtares, trajneri u shpreh se kapiteni është Etrit Berisha, duke shtuar më tej se ai ishte zgjedhur nga skuadra. Megjithatë në një prononcim të dhënë së fundmi në Itali, Reja ka thënë: “Hysaj është kapiteni im”.

REJA HYSAJ BERISHA

Për “Radio Kiss Kiss”, ai është shprehur se shkodrani ka gjetur formën e mirë te Napoli, nga koha kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Gatuzo.

“Do isha i lumtur nëse Hysaj rinovon me Napolin. Ai është një profesionist dhe e meriton rinovimin. Gjithmonë i pranishëm, i gatshëm, i vëmendshëm. Një persona i veçantë.

Hysaj  ka gjetur përsëri besimin te Napoli. Ndoshta ishte lënë pak në harresë nga Ançeloti, i cili ndoshta nuk e shihte si të përshtatshëm. Ai është kapiteni im. Me Gatuzon ka gjetur formën më të mire. Jam i lumtur që ka bërë mire me Napolin dhe me ne. Më vjen keq që u infektua me Koronavirus, i uroj të kthehet sa më shpejt.”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"