Edi Reja firmos kontratën e re me Shqipërinë, zbulohet objektivi i vendosur nga FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 23:06

Edi Reja firmos kontratën e re me Shqipërinë, zbulohet objektivi i vendosur nga FSHF

Edi Reja do të vijojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare. Italiani jo vetëm që ka arritur marrëveshjen me presidentin, por edhe ka hedhur firmën e tij në kontratën e re.

reja duka

Gjithçka është mbyllur, ndërsa tani pritet zyrtarizimi formal, ku tekniku dhe presidenti i FSHF-së do të shtrëngojnë duart përpara mediave.

“Balkanweb” mëson nga burime të sigurta në qeverinë shqiptare të fubollit se pasditen e së hënës, Reja dhe Duka kanë firmosur zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre. Detajet e kontratës nuk kanë ndryshuar nga sa është folur javët e fundit. Trajneri do të qëndrojë në drejtim të kombëtares kuqezi edhe për katër vitet e ardhshëm.

duka reja kontrata

Objektivi i trajnerit Reja është kualifikimi i Shqipërisë në finalet e Europianit të ardhshëm, ndërkohë që eliminatoret e Botërorit 2020 nuk janë kusht. Gjithashtu mësohet se Edi Reja nuk do të jetë eksluzivisht trajner i Kombëtares së parë, teksa pritet të japë eksperiencën e tij edhe në Kombëtaret e moshave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"