Edi Reja dhe FSHF kërkesë për ndryshimin e stadiumit, ja ku do ta luajë Kombëtarja sfidën e nesërme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:52

Edi Reja dhe FSHF kërkesë për ndryshimin e stadiumit, ja ku do ta luajë Kombëtarja sfidën e nesërme

Pavarësisht se Shqipëria fitoi ndaj Kazakistanit me rezultatin 3-1, trajneri kuqezi Edi Reja nuk ishte i kënaqur me terrenin e fushës së stadiumit ʺAIR Albaniaʺ, ku i ka kërkuar dhe FSHF-së që në ndeshjen e nesërme ndaj Bjellorusisë të mos luhet tek impianti më modern në vend, por në ʺElbasan Arenaʺ.

air-albania-1

Duke qenë se stadiumi ʺElbasan Arenaʺ i ka sjellë fat Kombëtares dhe djemve kuqezi, si dhe terreni është më i përshtatshëm, FSHF ka kërkuar që sfida të spostohej në stadiumin e qytetit të Elbasanit por ka qenë kombëtarja bjelloruse që e ka ndalur këtë iniciativë të Edi Rejas dhe FSHF-së.

Zyrtarisht sfida e nesërme në orën 16:00 ndaj Bjellorusisë do të luhet në kryeqytet në ʺAIR Albaniaʺ Stadium, ku do të përballojnë terrenin e rënduar të fushës por edhe presionin e fitores.

Stadiumi

Kujtojmë që i pyetur në konferencëm e sotme për shtyp në lidhje me stadiumin dhe terrenin e rënduar, Reja u shpreh:  “Kur caktohen datat nuk mund të lëvizim. Kishim dëshirë të luanim në një fushë tjetër për shkak të terrenit. Por nuk ishte e mundur. Di që është punuar për ta rikthyer fushën në një gjendje sa më optimale. Fusha do të jetë njësoj për të dy, kush është më i zoti do të fitojë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"