Edi Rama përfshin në Ushtri Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën: Do krijojmë njësi speciale për kampionët! Do jenë aty shembuj për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 12:17

Edi Rama përfshin në Ushtri Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën: Do krijojmë njësi speciale për kampionët! Do jenë aty shembuj për…

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së parë të kabinetit qeveritar pas betimit në Presidencë, zbuloi disa nga vendimet e para të qeverisë së tij në këtë fillim të mandatit të tretë qeverisës.

Rama-Distria Krasniqi-Nora gjakova

Rama u shpreh se ka vendosur të përshijë në strukturën e Forcave të Armatosura dy kampionet e arta olimpike kosovare të “Tokyo 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Gjithashtu kryeministri theskoi se do të krijohet një njësi speciale e kampionëve, për t’i trajtuar ata në një mënyrë të veçantë gjatë gjithë jetës. Sipas kryeministrit kjo mënyrë konsiston në përfshirjen e tyre në trupën e Forcave të Armatosura.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm jo vetëm simbolikisht, por edhe praktikisht, është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosur të dy fituesve të medaljave të arta në Lojrat Olimpike Tokyo 2020, të dy shqiptareve nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat kanë arritur diçka që është absolutisht e jashtëzakonshme, të cilat po ashtu kanë shprehur interesin për tu bashkuar me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Do të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.

Në shëmbujt e vendeve të tjera këtë status të veçantë kamionëve këtë status të veçantë ia jep përfshirja në Forcat e Armatosura.

Nga ana tjetër të jenë aty shembuj rezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë”, tha Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"