“Edi Rama bëri një gjest shumë të madh”, De Biasi: Ju tregoj mesazhin që i dërgova kryeministrit të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 22:00


“Edi Rama bëri një gjest shumë të madh”, De Biasi: Ju tregoj mesazhin që i dërgova kryeministrit të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vendosi të ndihmojë Italinë në këto momente të vështira për shkak të Koronavirusit, duke dërguar 30 mjekë dhe infermirë.rama

Ky gjest i kryeministrit i ka pëlqyer shumë ish-trajnerit, Xhani De Biasi, i cili në një intervistë të dhënë është shprehur se menjëherë i ka dërguar një mesazh Ramës.

“Shqipëria një vend me zemër të madhe. I dërgova një mesazh Edi Ramës, duke i thënë se ka bërë një gjest shumë të mirë për të gjithë njerëzimin. I thashë atij që të jetë krenar për shembullin që i dha gjithë botës.

Ai u zgjodh si kryeministër gjatë kohës kur unë drejtoja Kombëtaren. Kishim kontakte të afërta dhe lindi një miqësi e ngushtë mes nesh.Gianni+De+Biasi+Albania+v+Switzerland+Group+JCRLmXj3RFUl

Gjatë kohës kur unë drejtoja kombëtaren, shumë fëmijë filluan të kenë ëndrra të mëdha për shkak të arritjes së Shqipërisë. Presidenti Duka është një person që ka një pasion të madh për futbollin dhe gjithmonë përpiqet të bëjë më të mirën.”, u shpreh De Biasi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com