Edi Martini: Vllaznia vetëm tatëpjetë që kur e mori bashkia, gabuan që në merkaton e verës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 19:20

Edi Martini: Vllaznia vetëm tatëpjetë që kur e mori bashkia, gabuan që në merkaton e verës

Ish lojtari dhe trajneri i Vllaznise, Edi Martini, ka folur për “SuperSport” pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia. Pasi kishte bërë edhe një lajmërim ne “Facebook” më parë ku kritikonte drejtuesit e Vllaznise, ai i fajësoi ata përsëri për gjendjen e klubit. Ai tha se faji qëndron që të merkatoja e verës dhe u bëri thirje drejtuesëve që ti lënë mënjanë inatet dhe të bashkohen në të mirë të klubit.

MARTINI-470x284

Situata e Vllaznisë për momentin?

Të them te drejtën qe kur ka kaluar ne pronësi te bashkisë çdo vit e më keq po bëhet. Edhe pse këtë sezon kane më shumë lekë gjendja nuk po përmirësohet.

Cili është shkaku i kësaj gjendjeje?

Vllaznia ka gabuar shumë me afrimin e lojtareve sepse ka shumë mesfushorë dhe nuk ka mbrojtës. Nuk e kuptoj se si mund ta fillojnë sezonin me vetëm 4 mbrojtës ndërsa në mesfushë ka më shumë lojtarë seç duhet.

Cila mund të jetë zgjidhja?

Duhet që drejtuesit te kenë marrëdhënie te mire me njeri tjetrin në rradhë të parë dhe jo si rasti i Cungut me një nga drejtuesit para disa vitesh sepse nuk duhet që inatet e personave ti vuaj Vllaznia. Shpresoj që në janar të bëjë blerjet e duhura dhe që kundërshtarët shumë mos ti afron që të jenë sa më të qetë.

A është ky maksimumi i kësaj skuadre me kontingjentin që ka?

Për mendimin tim ata që thonë kështu e kanë gabim sepse nuk mendoj që ky është maksimumi i Vllaznise. Ata janë të gjithë lojtarë me emër dhe është e vështirë për ti menaxhuar nga trajneri. Drejtuesit dhe lojtarët duhet ta kenë ekipin si familje dhe jo për përfitime personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"