Edi Martini “shpërthen” në Facebook: Nuk kam parë si ky ekip, duhet të ishte në 4 vendet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 10:55

Edi Martini “shpërthen” në Facebook: Nuk kam parë si ky ekip, duhet të ishte në 4 vendet e para

Vllaznia është duke kaluar një moment negativ në Kategorinë Superiore ku në 13 javë ka arritur të sigurojë vetëm 12 pikë, duke rrezikuar ndjeshëm rënien nga kategoria.Performanca e skuadrës shkodrane ka zhgënjyer jashtë mase, tifozët, ish-lojtarët dhe ish-trajnerët e klubit kuqeblu të cilët e vuajnë më së shumti këtë moment.

Martini Edi

Ka qënë Edi Martin, ish-trajneri dhe ish-bomberi i Vllaznisë, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, e ka quajtur atë që është duke ndodhur me skuadra si gjë tepër absurde. Sipas Martinit, skuadra shkodrane me buxhetin që ka duhet të ishte në 4 vendet e para dhe jo në 4 të fundit.

MARTINI

“Kam pa e kam dëgju se një ekip nuk shkon mirë se s’ka lekë, por as kam pa as kam dëgju që një ekip që ka 800 milionë duhet me rilind siç ndodh në Shkodër. Është e vërtetë se duhet president, por asht edhe më e vërtetë se po pat dashamirësi dhe bashkëpunim ekipi ec përpara. Më vjen keq që punët kanë shku deri në këtë pikë të hallit, por jam i bindur se Vllaznia me ato lekë që ka duhet të ishte në 4 vendet e para”, shkruan Martini në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"