Edi Martini apel Hasanbelliut: Meritoj rinovim kontrate apo jo?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 20:18

Edi Martini apel Hasanbelliut: Meritoj rinovim kontrate apo jo?

Edi Martini kërkon rinovimin e kontratës me Teutën. Trajneri shkodran ka bërë një status nw instagramin e tij me një pyetje që në pamje të parë hap sondazhin: nëse duhet të rinovojë kontratën për sezonin e ri apo jo.

Edi Martini

Në pamje të parë duket disi e paqartë, sepse një trajner që sapo e ka nisur sezonin logjikisht i bie që edhe të ketë nënshkruar një kontratë. Ose mund të jetë edhe një mesazh për drejtuesit e klubit të teutës, për një kontratë më afatgjatë. Tetuta fitoi kupën dhe Superkupën nën drejtimin e shkodranit. Ndërsa këtë edicion ka grumbulluar 4 pikë në kamionat pas barazimit me Skënderbeun dhe fitores me Tiranën.

124773732_847440519351516_1356312544725538270_n

“Djemtë e detit” u kualifikuan sot në kupë pasi shkatërruan 5-0 Kastriotin. Tani martini bën një pyetje për publikun (por edhe për drejtuersit e klubit): “Meriton rinovim kontratë Edi Martini për sezonin e ri?”. Përgjigjen më së pari pritet t’ia japë presidenti Edmond Hasanbelliu…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"