“Edhe vëllai i kryeministrit taksohet shumë…”, ngacmimi i Dukës: Në kampionatin shqiptar pa dyshim që ka ekzistuar trukimi i ndeshjeve, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 19:49

“Edhe vëllai i kryeministrit taksohet shumë…”, ngacmimi i Dukës: Në kampionatin shqiptar pa dyshim që ka ekzistuar trukimi i ndeshjeve, por…

“Bojkoti është mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë të mbajë premtimet e dhëna për ta kthyer futbollin në një ekonomi që të mbajë veten. Nuk kërkojmë të mbahen 12 premtimet e kryeministrit, por kemi kërkuar vetëm 4 prej tyre”, u shpreh Duka dy ditë më parë në emisionin “Opinion”.

Armand-Duka

Ai shtoi se qeverisë i mjafton të marrë dhe të implementojë një model, qoftë ai gjerman, i Kosovës apo hungarez. “Unë po i jap vetëm një argument kryeministrit që vëllai i tij është i siguruar për 5 milionë lekë në sport. Është nga njerëzit që paguhen nga klubet sportive dhe si ai ka shumë të tjerë. Ndërkohë, ka edhe të tjerë e që deklarojnë shumë më pak nga sa paguhen realisht”, u shpreh Duka. Sa i përket fenomenit të shitjes së ndeshjeve, Duka e përjashtoi se diçka e tillë mund të ndodhë me Kombëtaren, ndërsa pranoi se fenomeni ka ekzistuar në kampionatet e kaluara, ndërsa shtoi se në Kupën e Shqipërisë edicionin e kaluar edhe mund të ketë ndodhur në ndonjë ndeshje.

“Nuk është hera e parë që ndodh kur kundërshtarin nuk e vlerëson si duhet, atëherë humb, siç na ndodhi ne me Lituaninë. Kjo është diferenca mes skuadrave të mëdha dhe të vogla. Me sa duket, ne jemi akoma një skuadër e vogël, sepse nuk dimë të vlerësojmë kundërshtarin. Pikërisht ky ishte rasti i Lituanisë, ku të gjithë ne menduam se janë më të vegjël se ne, por fusha tregoi që ishin më të mëdhenj se ne. Ishte vetëkënaqësi.

Trukimet? Kjo është sëmundje e vjetër e shqiptarëve. As që e llogaris në atë lloj ekipi. Kam besimin e plotë te 100% e ekipit që nuk ndodh ky fenomen në ekipin kombëtar. Në kampionatin shqiptar pa dyshim që ka ekzistuar. Është minimizuar, në kampionat thuajse nuk ekziston. Në ndonjë ndeshje Kupe në edicionin e kaluar edhe ka ndodhur”, tha Duka ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"