Edhe UEFA e FIFA drejtojnë gishtin nga Berisha: Vendosi gafa e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2016 | 16:58

Edhe UEFA e FIFA drejtojnë gishtin nga Berisha: Vendosi gafa e tij

Etrit Berisha nuk do ta harrojë lehtë minutën e 55 të ndeshjes kundër Spanjës, kur një largim i gabuar i topit u dha mundësinë spanjollëve të gjenin rrugën e rrjetës. Portieri shkatërroi gjithçka të mirë që kishte bërë deri në ato momente me pritjet e tij dhe normalisht, mori edhe kritika për këtë veprim të pamenduar mirë.

Berisha Silva

Listës së kritikëve u janë shtuar edhe FIFA dhe UEFA, nëpërmjet përmbledhjeve të ndeshjeve të mbrëmshme të kualifikuesve të Botërorit, ku kanë etiketuar atë episod si momentin që vendosi gjithçka në duelin ndaj iberikëve.

“Spanja kapërceu Shqipërinë në majë të Grupit G falë një fitoreje të siguruar me durim në fushën e skuadrës që kryesonte më parë. Djemtë e Julen Lopeteguit gëzuan 73% të mbajtjes së topit në pjesën e parë, por e kishin të vështirë të rrezikonin rivalët e tyre të mirëorganizuar, para se një gabim nga Etrit Berisha t’i lejonte Diego Kostas të thyente barazinë, ndërsa më pas zëvendësuesi Nolito dyfishoi avantazhin”, shkruhet në artikullin që i kushton UEFA ndeshjes në fjalë.

berisha

Më i ashpër në cilësimin për portierin është artikulli i FIFA-s. “Etrit Berisha prodhoi një pjesë të parë madhështore për të dëshpëruar disa spanjolle, por ishte gafa e portierit ajo që i dhuroi Kampionëve të Botës 2010 golin e avantazhit, kur David Silva u tregua shumë altruist duke i mundësuar Diego Kostas të shënonte. Nolito, vetëm pak minuta pasi hyri në fushë, mbylli diskutimet me mjaft stil, duke mbajtur Spanjën mbi Italinë falë diferencës së golave”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"