Postuar: Shkurt 3, 2023 | 20:03
“Edhe Suarezi e nisi keq, pastaj…”/ Nunjez: Duhet ende kohë për të parë Darvinin e vërtetë
Liverpuli u detyrua të mbushte xhepat e Benfikës në sigurimit e talentit uruguaian Darvin Nunjez.
23-vjeçari beson se me kalimin e kohës ai do të përshtatet me “Reds”-at dhe të rigjej formën e dikurshme, duke u bazuar te rasti i Suarezit: “Kisha dëgjuar se Premier Ligë ishte konkurruese, por kurrë nuk e mendoj në nivel kaq të lartë. Muaj i parë në këtë terren të ri për mua ka qenë i vështirë, aty ku pezullimi luajti rol negativ. Nëse i referohemi së shkuarës edhe Suarez e vuajti ambientimin. Iu desh gati një vit e gjysmë për të shpërthyer. Duhet ende kohë për të parë Darvinin e vërtetë”, tha mes buzëqeshjes uruguaiani.
PANORAMASPORT.AL
