Edhe Ranieri refuzon stolin e Italisë, “axurrët” nuk i merr përsipër askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 21:40

Edhe Ranieri refuzon stolin e Italisë, “axurrët” nuk i merr përsipër askush

Federata italiane e futbollit, është hedhur në kërkim të një emri me peshë për stolin e saj, pas shkarkimit të XhanPiero Venturës, i cili “i dhuroi” italianëve, lënien jashtë Botërorit të Rusisë.

ranieri

Pas kësaj krize, tashmë asnjë emër i madh i futbollit nuk dëshiron që të ulet në stolin e “axurrëve”. I fundit që ka refuzuar një post të tillë, është edhe Klaudio Ranieri, trajneri që bëri mrekullinë me Lestër Sitin, dhe që tani drejton Nantën në kampionatin francez.

“Mendoj se do të marrin një trajner tjetër për atë pozicion. Për momentin ndihem shumë mirë tek Nanta, dhe po mendoj vetëm për këtë klub” – mësohet të jetë shprehur Ranieri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"