“Edhe pse e dhimbshme ky është realiteti”, ish-sulmuesi i Partizanit thumbon Tiranën duke publikuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 0:13

“Edhe pse e dhimbshme ky është realiteti”, ish-sulmuesi i Partizanit thumbon Tiranën duke publikuar…

Partizani dhe Tirana njihen për rivalitetin e madh mes tyre, ku shpesh nuk mungojnë thumbat nga tifozeritë e të dyja ekipeve.

edmond dosti

Këtë herë thumba ka pasur nga ish-sulmuesi dhe kampioni i Partizanit në sezonin 1992-1993 Edmond Dosti.

Ky i fundit në profilin e tij zyrtar ka postuar disa statistika në lidhje në ndeshjet mes Tiranës dhe Partizanit, ku në 156 ndeshje të luajtura, janë 66 fitore të Partizanit, 42 fitore të Tiranës dhe 48 barazime. Gjithashtu Dosti ka postuar edhe një foto të fitores 8-0 të Partizanit ndaj Tiranës në vitin 1947.

Këto ish-sulmuesi i kuq i shoqëron me shkrimin: “Edhe pse e dhimbshme ky është realiteti, derbi dhe kryeqyteti ka vetëm një emër FK Partizani”.

H

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"