“Edhe në Japoni iku organizatori i Lojërave Olimpike pas përplasjes me guvernatoren”, Veliaj SMS Dukës: Pas finales është koha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 22:41


“Edhe në Japoni iku organizatori i Lojërave Olimpike pas përplasjes me guvernatoren”, Veliaj SMS Dukës: Pas finales është koha…

Tirana do të mirëpresë finalen e madhe të kompeticionit të ri të UEFA-s, Ligën e Konferencës më 25 maj në stadiumin “AIR Albania” ku do të përballen Roma me Fejnordin. Gjatë një interviste për këtë finale ka folur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka zbuluar dhe axhendën për këtë sfidë në kryeqytet ku gjithashtu ka dhe një “SMS” për presidentin e FSHF-së, Armand Duka:

veliaj

“Unë nuk i heq asnjë presje akuzave. Ju kujtoj që qeveria e Japonisë, guvernatorja e Tokios kishte debate të jashtëzakonshme me organizatorët e Lojërave Olimpike, por ajo tha që kur të përfundojë Olimpiada, debatet do t’i zgjidhnin. Më vonë iku një nga drejtuesit e Lojërave Olimpike, Komiteti organizator i Tokios.

Kjo do të thotë që ka një kohë për çdo gjë. Kjo është një kohë kur në Tiranë bëhet një ndeshje, ku Bashkia e Tiranës ka përgjegjësinë kryesore.

Nëqoftëse në stadium janë 90 minuta, kryeqyteti do të përfshihet në 90 orë. Tirana do të ketë tre ‘Fan Zone’. Një zonë tifozerie do të jetë e dedikuar për Fejnordin në pedonalen e Tiranës.

Një zonë tifozerie do të jetë te diga e Liqenit Artificial të Tiranës për skuadrën e Romës. Dhe qendra e Tiranës do të jetë një zonë tifozerie për ata që ndoshta nuk janë fanatikët e kësaj ndeshje.”, përfundoi Erion Veliaj për “Report TV”.

PANORAMASPORT.AL