“Edhe Napoli e do Kumbullën”, flet agjenti: Verona nuk do pranojë kërkesa dosido në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 8:27

“Edhe Napoli e do Kumbullën”, flet agjenti: Verona nuk do pranojë kërkesa dosido në janar

Marash Kumbulla është ende i dëmtuar dhe me gjasë nuk do t’ia dalë që të rikuperohet plotësisht për ndeshjen e radhës ndaj Romës. Mbrojtësi i Kombëtares humbi grumbullimin e fundit me kuqezinjtë dhe bëhet me dije se pritet që pas një jave, për sfidën ndaj Atalantës, të rikuperohet plotësisht dhe të bëhet gati.

marash kumbulla

Mirëpo, paraqitjet e deritanishme të 19-vjeçarit të Kombëtares kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave italiane, që nga Juve, Inter, Roma, Lacio etj. Së fundmi, është agjenti i tij, Xhani Vitali, i cili ka njoftuar për interesimin e Napolit.

“Drejtori Guintoli është shumë i kujdesshëm për të rinj të tillë dhe Napoli ka shprehur interes në adresë të Kumbullës. Mirëpo, Verona nuk është skuadër me vështirësi financiare dhe nuk do të pranojë çdo kërkesë dosido në janar. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë, sepse ka pasur shumë kërkesa”, tha agjenti Vitali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"