“Edhe me këtë grup mbijetojmë në Superiore”, Kamarata: Doja më shumë cilësi, por Diop dhe Vasilj më bindën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 14:42

“Edhe me këtë grup mbijetojmë në Superiore”, Kamarata: Doja më shumë cilësi, por Diop dhe Vasilj më bindën

Ka humbur 0-1 me Tiranën javën e parafundit të fazës së dytë, por Apolonia ka merituar më shumë se humbja në këtë ballafaqim. Fierakët, ardhur nga Kategoria e Parë, luanin përballë Tiranës, kampiones në fuqi të Shqipërisë, ndaj nuk ka vend për t’u marrë me cilësinë.

Kamarata Apolonia

Gjithsesi, pavarësisht diferencave në organikë, Apolonia duhet vlerësuar për lojën ndaj bardhebluve sepse u mbrojt mirë gjithë ndeshjes, me përjashtim të golit të Taulant Seferit, tentoi dhe balancoi lojën e kampionëve, iu mohua një penallti e pastër para se të shënonte Tirana dhe, nëse do të akordohej jetë një ai 11-metërsh, përballje nuk dihej fati i mëtejshëm i ndeshjes, pasi nga pika e bardhë mund të kalonte Apolonia në avantazh. Gjithsesi, është një ndeshje e mbyllur, fitore e Tiranës dhe humbje e Apolonisë, jo aq e merituar.

TRAJNERI- “Nuk është çudi që një ekip i ardhur nga Kategoria e Parë të humbasë me kampionët në fuqi të Shqipërisë, – thotë trajneri i Apolonisë. – Nuk kemi luajtur keq, edhe pse kemi pasur një ekip me emër si Tirana. Kemi pësuar një gol që mund ta evitonim, sikurse pretendojmë për 2-3 raste penalltie, njëra e deklaruar edhe nga moviola dhe specialistët, penallti kjo përpara se të shënonte kundërshtari.

Dhe me 1 gol në avantazh, mendoj se ndeshja do të kishte të tjera zhvillime në ato pak minuta të mbetura. Megjithatë, kemi humbur, ky është rezultati final, prej nga duhet të nxjerrim mësimet për më tej. Nuk kënaqemi me faktin që kemi dy skuadra poshtë vetes në renditje, sepse 1 pikë na ndan, por duam të marrim atë që ky grup, Apolonia, meriton”.

A është i kënaqur Kamarata me merkaton dhe prurjet dimërore në skuadër. Vetë ai ka një mendim të tijin. “Pse duhet të merrem me diçka që ka përfunduar tanimë? Nuk e fsheh, do të doja më tepër cilësi, por mendoj se Diop dhe Vasilj janë përforcim shumë të mirë për ne.

Apolonia ka një grup shumë të mirë dhe prisnim disa përforcime që të bënin diferencën. Gjithsesi, edhe me skuadrën që kam në dispozicion, mendoj dhe besoj se ky grup ka forca për të mbijetuar në Superiore”, thotë mes të tjerash, trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"