Edhe Mbape nis të bëjë kapriço, nuk pranoi zëvendësimin ndaj Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 16:13

Edhe Mbape nis të bëjë kapriço, nuk pranoi zëvendësimin ndaj Bajernit

U pagua 180 milionë euro, parà këto që do të derdhen në arkat e Monakos vetëm në verën e ardhshme, dhe edhe pse vetëm 18-vjeçar, fut në “xhepat” e tij 10 milionë euro në sezon. Për atë që është pa dyshim një talent, por edhe për vetë faktin që kishte shprehur gjithmonë se ishte gati që të qëndronte edhe te Monako, për një tjetër sezon, vetëm për t’u përmirësuar edhe më shumë, duket se paratë i kanë rënë në kokë Kilian Mbapesë.

mbape

Të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen kundër Bajernit të Mynihut, ku ai shënoi një nga golat, trajneri Emeri e thërriti në pankinë francezin, në minutën e 79, kur gjithçka ishte mbyllur.

Nejmar dhe Mbape

Por pavarësisht kësaj, Kilia Mbape u pa i irrituar me strategun spanjoll, duke treguar qartazi se nuk e pranoi zëvendësimin. Kaq u desh që media transalpine, por jo vetëm, ta gjykonte për keq sjelljen e sulmuesit të PSG-së, i cili nisi shumë shpejt me kapriçot, Një tjetër “vatër” zjarri kjo te parisienët, pas asaj që ndodhi me Kavanin dhe Nejmarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"