Matematikisht në Kategorinë e Parë, shikoni çfarë ndodh te Flamurtari para ndeshjes me Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 17:46

Matematikisht në Kategorinë e Parë, shikoni çfarë ndodh te Flamurtari para ndeshjes me Luftëtarin

Flamurtari nisi përgatitjet për ndeshjen me Luftëtarin. Pas pushimit të së shtunës, ekipi dje ka zbritur në fushë për të kryer të parën seancë për javën e 31-të.flamurtari (1)

Trajneri Marcelo Troisi do të ketë kohën e mjaftueshme për ta përgatitur skuadrën për këtë ndeshje, e cila do të luhet mes dy ekipeve që matematikisht kanë rënë në Kategorinë e Parë. Kjo përballje shihet si një mundësi për të siguruar fitoren e dytë sezonale dhe për të marrë pak moral.

Kuqezinjtë do të jenë më të plotë në këtë 90-minutësh, pasi kthehet edhe Ariel Muçollari i pezulluar prej të verdhëve. Gjasat janë që i gatshëm të jetë edhe Xhevahir Sukaj, ndonëse fjala e fundit do të thuhet gjatë javës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"