Edhe Mançester Siti mund të frikësohet nga rrogat e larta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2016 | 22:55

Edhe Mançester Siti mund të frikësohet nga rrogat e larta

Mediat angleze raportojnë se Mançester Siti është tërhequr nga gara për të siguruar firmën e gjermanit Toni Kros. Arsyeja është se klubi anglez nuk dëshiron të paguajë një rrogë aq të lartë sa ajo që përfiton mesfushori gjerman i Real Madrid, e cila është sa dyfishi i asaj që ata kishin menduar kur kishin filluar bisedimet me menaxherin e tij.

nintchdbpict000088729116-e1469202723493

Mançester Siti ishte gati të shpenzonte 60 milion paund për futbollistin, i cili është zëvendësuesi afatgjatë i Jaja Ture, që po i afrohet fundit të karierës.

nintchdbpict0002510217071-e1469202781153

Por klubi nuk ka ndër mend të paguajë 240 mijë paund në javë si rrogë për lojatarin, shifra ekzakte që ai përfiton aktualisht te madrilenët ku është një nga futbollistët më të paguar.

Guardiola dhe Kros

“Për zyrtarët e klubit ishte një tronditje të mësonin se cila ishte rroga që ai përfitonte te Reali”, zbuluan burime pranë klubit për “The Sun”. “Te Siti mendonin se ai paguhej rreth 120 mijë paund në javë”.

Kros

Kësisoj, për të afruar Kros, tashmë duhet që më parë të largohet një futbollist si Ture, i cili ka një rrogë prej 230 mijë paund në javë. Një emër tjetër që mund të largohet për të amortizuar shpenzimet për Kros është Aleksandar Kolarov, i cili paguhet 90 mijë paund në javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"